Një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Gjakovë.
Lajmi është bërë i ditur për gazetaren e Klan Kosova, Amantina Hasani, nga zjarrfikësit në Gjakovë.
Sipas tyre, ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve kanë intervenuar të shtunën në një rast aksidenti në rrugën “Dah Polloshka”, ku thuhet se është bërë tërheqja e një trupi pa shenja jete.
Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me shërbimet tjera emergjente dhe organet kompetente. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.