Aktorja amerikane, Piper Laurie, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Laurie, e njohur për rolet e saj në “Carrie” dhe “Twin Peaks” vdiq të shtunën nga shkaqet natyrore.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar menaxherja e aktores, Marion Rosenberg, në një njoftim për The Associated Press.
“Laurie ishte një super talente, dhe një qenie e mrekullueshme njerëzore”, ka thënë Rosenberg.
“E lindur më 1932, karriera e Lauriet në Hollivud shtrihet në shtatë dekada, dhe përfshin performanca të vlerësuara në filmat si, “The Hustler” më 1961 përkrah Paul Newmanit, adaptimin filmik të “Carrie” nga Stephen King, dhe romancën e 1986-ës, “Children of a Lesser God”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.