Ka vdekur producenti dhe autori kosovar, Fisnik Vejsa.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar persona të afërt me familjen e tij.
Vejsa ka qenë bashkëpunëtor shumëvjeçar me Klan Kosova dhe Artmotion.
Ka qenë producent i serialit të famshëm “O Sa Mirë”, pastaj “O Sa Kids”, dhe serialit “Ne”, të gjithë këta të transmetuar në Klan Kosova.
Ndër të tjera, Vejsa ka qenë autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV. Ky emision ka qenë ndër të parët për botën shtazore në televizionet kosovare meqë Vejsa kishte studiuar veterinarinë dhe ishte i pasionuar pas botës shtazore, transmeton Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.