Regjisori gjerman Wolfgang Petersen ka vdekur në moshën 81 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e tij e cila ka njoftuar se Petersen ka vdekur të premten në Los Angeles si pasojë e kancerit në pankreas, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai ka bashkëpunuar me yje si Clint Eastwood, Harrison Ford dhe Brad Pitt, gjatë një karriere që përfshin pesë dekada.
Petersen po ashtu është i njohur për realizimin e filmave të suksesshëm si Das Boot, Air Force One dhe Outbreak.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.