Çiklisti italian Michele Scarponi ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pasi ishte përfshirë në një përplasje me një furgon gjatë një udhëtimi stërvitor.
Një deklaratë nga ekipi i tij Astana tha se aksidenti ndodhi afër shtëpisë së tij në Filottrano, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Kjo është një tragjedi tepër e madhe”, thuhet në deklaratën e Astana.
Deklarata përshkroi Scarponin si një “kampion të madh” dhe një “djalë të veçantë” duke shtuar: “Ekipi i Astana i bashkëngjitet familjes së Michele në këtë moment jashtëzakonisht të dhimbshëm”.
Scarponi la pas një grua dhe dy fëmijë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.