Fotografi dhe aktori, Brad Everett Young ka vdekur tragjikisht në moshën 46-vjeçare.
Përfaqësuesi i tij tha se ai po ngiste veturën e tij vonë në autostradën Ventura Freeway në Kaliforni të dielën, kur një automjet i cili ishte në drejtim të gabuar, e përplasi. Ai vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi tjetër u shtrua në spital, transmeton Klankosova.tv.
“Pasioni i tij për artet dhe njerëzit ishte i pakrahasueshëm. Ai e jetoi misionin e tij për të mbajtur gjallë kreativitetin dhe trashëgimia e tij do të vazhdojë të jetojë përmes Dream Loud Official”, tha publicisti i tij, Paul Christensen.
Dream Loud Official është organizata e tij jofitimprurëse për të ndihmuar në shpëtimin e programeve të artit dhe muzikës në shkolla.
Brad fotografoi personazhe të famshëm, përfshirë David Harbour, Seth Green, Sarah Michelle Gellar dhe të tjerë gjatë karrierës së tij. Puna e tij u paraqit në Vanity Fair, Vogue, Elle dhe botime të tjera.
Përveç kësaj, ai ishte edhe aktor dhe u shfaq në Grey’s Anatomy, Love & Basketball dhe shumë të tjera.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.