Bodybuilderi Cedric McMillan ka vdekur në moshën 44-vjeçare, konfirmoi sponsori i tij të martën.
"Me keqardhje ju informojmë se miku dhe vëllai ynë Cedric McMillan ndërroi jetë sot. Cedric do të na mungojë shumë si atlet, shok, mik dhe baba", shkroi në një postim në Instagram Black Skull USA, një kompani suplementesh.
Kompania nuk dha detaje të mëtejshme rreth vdekjes së McMillan.
McMillan fitoi konkursin 2017 të "Bodybuilding Arnold Classic".
McMillan fitoi tituj të shumtë dhe u bë një yll në botën e bodybuilding dhe fitnesit, si dhe shërbeu për më shumë se 20 vjet në ushtrinë amerikane, ku u ngrit në gradën e Rreshterit të Klasit të Parë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.