Bateristi i grupit amerikan të rokut "Foo Fighters", Taylor Hawkins, ka vdekur në moshën 50-vjeçare, ka njoftuar grupi.
Grupi tha se ata ishin të shkatërruar nga humbja tragjike dhe e parakohshme e kolegut të tyre, ndërkaq nuk bënë të ditur arsyen e vdekjes.
Hawkins ishte bërë pjesë e "Foo Fighters" në vitin 1997, pasi grupi përfundoi krijimin e albumit "The Color and the Shape".
Aktualisht grupi është në turne në Amerikën e Jugut.
“Shpirti i tij muzikor dhe e qeshura e tij mahnitëse do të jetojnë me ne përgjithmonë”, shkruan "Foo Fighters", përcjell Klankosova.tv
“Zemrat tona janë me gruan, fëmijët dhe familjen e tij dhe kërkojmë që privatësia e tyre të trajtohet me respektin maksimal në këtë kohë të paimagjinueshme të vështirë”.
Foo Fighters u krijua në 1994 nga Dave Grohl, pasi grupi i tij i mëparshëm "Nirvana" u shpërbë pas vetëvrasjes së këngëtarit kryesor Kurt Cobain.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.