I riu shqiptar, Bekim Halilaj, i cili u gjet i vdekur tragjikisht në qendër të Brukselit, është njëri nga anëtarët e grupit të dënuar me rreth 25 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kapën duke trafikuar kokainë me vlerë mbi 4 milionë paund në qytetin e Southampton.
Rasti i rëndë i vdekjes së tij ndodhi para dy ditësh, transmeton Klankosova.tv
Në grupin ku bënte pjesë i ndjeri, ishin pjesë edhe shtetasit Nuri Mucmataj, Fitim Halilaj dhe Tamas Hela.
Viktima ishte dënuar me 7 vjet burg, raporton TCH. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.