Peshëngritja shqiptare humbet legjendën e saj, Ymer Pampurin, të ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare për shkak të një ataku kardiak, njofton Klan Kosova.
I lindur në 30 prill të vitit 1944, Ymer Pampuri ka bërë historinë e kësaj disipline sportive në vendin tonë.
Më 29 gusht të vitit 1972, ai u shpall kampion bote duke thyer edhe rekordin olimpik të japonezit Mijake me 127.5 kg.
https://www.youtube.com/watch?v=JfQ-DoLKhYg
Ymer Pampuri në moshën 20-vjeçare u shpall kampion i vendit teksa ngriti peshën 120 kg.
Në 1972 ai përfaqësoi Shqipërinë edhe në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Rumani, ku ngriti 125 kg për t'u renditur në vendin e dytë për shkak të peshës trupore.
Ymer Pampuri është nderuar edhe me çmimin “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe me urdhrin “Naim Frashëri”. Në vitin 2006, në moshën 63-vjeçare, Pampuri mori pjesë në një turne botëror së bashku me peshëngritës të tjerë që ishin tërhequr, aktivitet ky që u mbajt në Francë. ●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.