Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të koordinuara nga Grupi Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve, njofton Klan Kosova
Të dy ministrat bënë apel tek qytetarët që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe masat e IKSHP-së për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.