Dy binjakë të Karolinës së Veriut kanë disa vendime të rëndësishme për të marrë pasi u pranuan në 15 kolegje - dhe morën 1.53 milion dollarë bursa të bazuara në meritat e tyre.
Reagan dhe Ricardo Razon, dy 17 vjeçarë të cilët po përgatiten të diplomohen në Shkollën e Mesme “Enloe Magnet” në Raleigh, morën letra pranimi nga 15 shkolla duke përfshirë Universitetin Harward, Universitetin Yale, Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit, Universitetin e Pensilvanisë dhe Universitetin e Dukës.
"Të dy ishim të befasuar, por edhe mirënjohës për të gjitha ofertat që morëm. Sidomos, tani që po përjetojmë një pandemi globale. Ky vit ka qenë i ndryshëm për shumë studentë dhe procesi i aplikimit për kolegj gjithashtu ka qenë gjithnjë e më i vështirë " tha Reagan Razon për WRAL-TV, transmeton Klan Kosova.
Binjakët thanë se ndajnë interes të përbashkët në shkencat kompjuterike, por planifikojnë që vendimet e tyre për kolegj t’i marrin veç e veç.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.