Princesha e Uellsit, Kate Middleton mbrëmjen e së premtes njoftoi se është diagnostifikuar me kancer.
Këtë ajo e bëri pas shumë aludimeve në internet dhe thashethemeve për të, njofton Klankosova.tv.
Pas njoftimit të saj, vëllai i princeshës, James Middleton, ndau një mesazh prekës për motrën e tij.
Ai postoi një foto kur ata ishin të vegjël dhe u shpreh se gjatë viteve ata kanë kaluar shumë male së bashku, edhe tani si familje këtë do e kalojnë.
“Përgjatë viteve, kemi kapërcyer shumë male së bashku, si familje do ta kalojmë edhe këtë bashkë me ty”, shkroi James në Instagram.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.