Ndonëse ditë vikendi, oborri i Komunës së Vushtrrisë u mbush me qytetarë. Këtë të diel, ata u mblodhën për të nderuar figurën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij.
Krasniqi, i cili lindi në Zhilivodë të Vushtrrisë, mori pjesë në luftën kroate dhe atë të Kosovës. Por rruga e tij u ndërpre më 21 shtator të vitit 1998, kur u vra në Shqipëri.
Për homazhe shkuan edhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët e vlerësuan lart figurën e Krasniqit.
Edhe pas 27 vjetësh, rasti i vrasjes së Ahmet Krasniqit mbetet i pazbardhur. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=zhLyhTJLO1o
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.