Në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt, sot është caktuar të dëshmojë edhe Kanon Kokalla, vëllai i njërit prej tre të akuzuarve, Kushtrim Kokallës.
Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, e cila po e përcjellë seancën e sotme, tha se tashmë ka nisur dëshminë e tij.
Para se të deklarohet përballë trupit gjykues, Kokalla e ka shikuar vazhdimisht vëllain e tij, që po ngarkohet për krimin e rëndë, raporton Klankosova.tv
Në aktakuzë, Kokalla dyshohet të ketë pasur rol në përgatitjen e vrasjes, së bashku me Naim Murselin dhe Granit Plavën./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/urgjent-qele-urgjent-rrefimi-i-personit-te-pare-qe-e-telefonoi-murseli-pas-vrasjes-se-liridones/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.