Një rast dhune ka ndodhur dje në Klinë, kur vëllai sulmoi fizikisht motrën e tij.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga policia, ndërsa viktima pas trajtimit mjekësor ka kërkuar të dërgohet në strehimore për mbrojtje, transmeton klankosova.tv.
''Në Klinë, një ngjarje e dhunshme ka ndodhur kur vëllai ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Policia ka arrestuar të dyshuarin, një mashkull kosovar, pas denoncimit nga viktima. Ajo ka marrë tretman mjekësor dhe, me dëshirën e saj, është dërguar në një strehimore për mbrojtje. I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të rastit''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.