Një grua dyshohet se është sulmuar nga vëllai i saj në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:30, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari është arrestuar, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Raportohet viktima femër është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull (vëllai i saj). Nuk raportohet për lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë të Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.