Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për zhvillimet e fundit në skenën politike, masën 30 ditëshe të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, si dhe për vendimin që pritet ta marrë kjo e fundit lidhur me drekretin e Pesidentes, Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu, me Tahirin do të diskutojmë edhe për qëndrimet e AAK-së lidhur me çështjen e presidentit si dhe për mundësinë e shkuarjes ne zgjedhje të jashtëzakonshme.
A është AAK-ja e gatshme për zgjedhje të reja?
Nëse vendin shkon ne zgjedhje, a do ta shohim AAK-në në koalicion parazgjedhor?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.