Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.
Me kërkesë të dy anëtareve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, u vendos hapja e të gjitha kutive te materiale zgjedhore dhe kutive të votave për KZAZ të Peqinit dhe Gramshit.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.