Kanë mbetur edhe disa ditë, derisa Kushtetuesja duhet të marrë vendim lidhur me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Në lidhje me këtë, për Klankosova.tv ka folur sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese Veton Dula.
Dula deklaroi se vendimi do të merret pasi të shqyrtohen aspektet kushtetuese të pretendimeve të ngritura nga parashtruesit e kërkesës.
"Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës", deklaroi ai për Klankosova.tv.
Ai theksoi se lidhur me vendimin do të njoftohen me kohë të gjitha mediat dhe opinioni.
Afati për vendimin për dekretin në çështjen e shpërndarjes së Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani, duhet të merret më së largu deri më 31 mars.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.