Të shtunën, në Gjykatës Themelore në Prishtinë u mbajt seanca dëgjimore ndaj ish-policin Sllaxhan Trajkoviq.
E në këtë seancë u vendos që Trajkoviq, i arrestuar në Mitrovicë të enjten, nën dyshimet për krime lufte në komunën e Vushtrrisë, të qëndroj në paraburgim 1 muaj.
Nuk dihet nëse këtë masë në gjykatë e kundërshtoi Trajkoviq, por televizioni kuptoi që në polici ky nuk tha asnjë fjalë për dyshimet që rëndojnë mbi të.
Bile, sipas gruas së tij, Suzana Trajkoviq që sa ditë nuk ka ngrënë as bukë.
“Nga ana psikologjike është i fortë, megjithatë fizikisht shihet që është i zbehtë. E ka refuzuar ushqimin, tre ditë nuk ka ngrënë asgjë. Ilaçet që ia kemi dërguar, ia kanë dhënë vetëm ato për trajtimin e sheqerit. Plaga në kokë i është infektuar”, tha ajo.
Sipas prokurorisë speciale dyshohet se bashkë me persona të tjerë të uniformuar ka marrë pjesë në ofensivën ushtarake më 06 prill 1999, në fshatin Reznik, dhe në fillim të majit në qytetin e Vushtrrisë.
Bile, sipas banorëve të fshatit Novolan të Vushtrrisë, shtëpinë që Trajkoviq kishte në këtë vend ku edhe jetoi deri pas luftës, ka shërbyer edhe si bazë për policinë serbe.
Por, krejt këto dyshime sipas, bashkëshortes së të dyshuarit, janë të pavërteta.
“Sa na përket neve, ne e dimë që ai është i pafajshëm. Ne jetojmë aty nga viti 1999, është mjedis i përzier. Kemi respekt të madh me gjithë fqinjët, edhe me serbet edhe me shqiptarët. Ai e ka kryer me ndershmëri punën e tij. Ai nuk e ka asnjë faj. U akuzua pa faj”, deklaroi bashkëshortja e të dyshuarit.
Për të inicuar lirimin e Trajkoviqit, i cili nga paslufta jetoi në veri të Kosovës, avokati i tij ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Kujtojmë se Trajkoviq ishte pjesëtar i policisë në stacionin e veriut, por nga kjo pozitë u dorëheq bashkë me kolegët e tij para më shumë se një muaji.
https://www.youtube.com/watch?v=8MPBxs2kMxk
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.