Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e të premtes në Ksamil.
Siç raporton Top Channel, ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ku pas një përplasjeje verbale mes disa personave, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është shoqëruar me dhunë fizike.
Të përfshirë në konflikt ishin dy shtetas turq, Hasan Can Gurhan 26 vjeç dhe Aden Ugras 27 vjeç, të dy me banim në Kosovë, si dhe një banor i Ksamilit, Adriatik Mollanji, transmeton Klankosova.tv.
Pas sherrit, të lënduarit janë transportuar në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor.
Fatmirësisht, sipas burimeve të TCH, asnjë prej tyre nuk ka marrë dëmtime serioze. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në komisariat, për të marrë dëshmitë dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.