Pasi u dëgjuan zhurma aeroplanësh dhe shpërthimesh dhe një re tymi u pa në Karakas, qeveria venezueliane tha se “hedh poshtë dhe dënon” “agresionin ushtarak” të SHBA-së.
Ajo akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan të "marrin përsipër burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj, në një përpjekje për të shtypur me dhunë pavarësinë politike të vendit". "Një agresion i tillë kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe rrezikon seriozisht jetën e miliona njerëzve", shtoi deklarata.
Presidenti Nicolas Maduro ka shpallur "gjendje kërcënimi të jashtëm në të gjithë territorin kombëtar, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të popullsisë, funksionimin e plotë të institucioneve republikane dhe kalimin e menjëhershëm në luftë të armatosur".
"I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion imperialist", thuhet në deklaratë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.