Ndërsa SHBA ka vendosur aeroplanmbajtësen “USS Gerald R. Ford”, trupa dhe avionë F-35 pranë brigjeve të Venezuelës, banorët e Caracasit po jetojnë mes rutinës së përditshme dhe frikës nga një përplasje e armatosur.
Washingtoni ka kryer disa sulme në Karaibe dhe Paqësor, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar sulme edhe në tokë, që mund të prekin drejtpërdrejt Venezuelën.
Shitësja ambulante Carolina Tovar, besonë se presioni amerikan mund të sjellë liri dhe ndryshim politik. Të tjerë, si fermeri 52-vjeçar David Oropeza, thonë se do të mbronin vendin në rast sulmi: “Atdheu është atdhe. Askush nuk do luftë.”
Një sondazh i Datanalisis tregon se 55% e venezuelasve kundërshtojnë një operacion ushtarak të huaj, duke frikësuar viktima civile, kaos dhe përkeqësim ekonomik.
Maduro ka urdhëruar mobilizim të gjerë të trupave dhe civilëve, ndërsa kriza politike vazhdon pas zgjedhjeve të diskutueshme të korrikut.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.