Lajmet e fundit

''Ekuilibri i Papërsosur'' (The Imperfect Balance), është vepra artistike të cilën, Sokoli e punoi në maj të këtij viti.
''Në këtë vepër jam munduar ta paraqes ekuilibrin e papërsosur të jetës me forma gjeometrike – ato duket sikur nuk po përputhen në mënyrë të përsosur njëra me tjetrën, mirëpo ekziston një harmoni në mes tyre dhe qëndrojnë mirë si kompozicion'', ishte shprehur Sokoli përmes Facebook-ut.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, fondi publik i artit në Kosovë, po pasurohet me 80 vepra të reja nga artistët vendas.
Këto vepra të prezantuara nga artistët u blenë në vlerë prej 300,000 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për t'i parë edhe veprat tjera të artistit Hekuran Sokoli, klikoni KËTU.