Vera Wang zbuloi një sërë sekretesh befasuese që e ndihmojnë atë të ruajë pamjen e saj rinore.
Fashionistja 74-vjeçare, e cila prej kohësh ka mahnitur fansat me fizikun e saj tha se nuk e privon veten kur bëhet fjalë për ushqimin e shpejtë.
"Unë ha McDonald's, absolutisht, e porosis çdo ditë, dy javë radhazi, dhe më pas ndryshoj", tha Wang, e cila kohët e fundit pranoi se ka “frikë” të plaket, transmeton Klankosova.tv.
Dizajnerja e fustaneve të nusërisë pranoi gjithashtu se i pëlqen Dunkin' Donuts.
Por sigurisht që nuk është vetëm ajo që ha e rëndësishme, pasiqë Wang ia atribuon rininë e saj edhe punës.
“Mendoj se puna të mban të ri dhe të stimuluar.Punoj shumë orë, kam rritur dy vajza".
“Mendoj se të jesh i zënë është antidoti më i mirë [për] shëndet të mirë”.
Dizajnerja e modës ka qenë gjithmonë e njohur për pamjen e saj rinore, por u bë virale në vitin 2020 pasi postoi një foto të fizikut të saj të mrekullueshëm me një bluzë portokalli dhe pantallona të shkurtra të bardha.
Në atë kohë Wang ishte ‘tronditur’ nga përgjigja ndaj fotos që postoi, por u tha fansave se sekreti i saj për të qëndruar e re ishte ‘puna, gjumi, një koktej vodka dhe jo shumë diell’./Klankosova.tv/.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.