Policë të shumtë u panë në mbledhinë e deputetëve të Listës Serbe dhe katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.
Brenda objektit ku u mbajt ky takim, bëhej muhabet i rreptë për vetëm një pikë të rendit të ditës - siguria e serbëve në komuna veriore.
Se çfarë u fol e u tha saktë nuk dihet, pasi mediat s’u lanë të dëgjojnë.
U desh të kalonin dy orë për të marrë vesh diçka, kur u bë publik një dokument gjashtë pikësh, i cili u nënshkrua nga komunarët.
Leximi i deklaratës së përbashkët, ku përveç tjerash përsëritej kërkesa për formimin e menjëhershëm të asociacionit dhe përfolej largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, entuziazmoi të pranishmit.
https://www.youtube.com/watch?v=WoeyWkhouTM
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.