Kompania amerikane Yahoo do të blihet nga gjiganti i telekomit amerikan Verizon Communications për afërsisht 5 miliardë dollarë para të gatshme, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Yahoo do të kombinohet me AOL, një tjetër yll i shuar i internetit, të cilin Verizon ka blerë vitin që shkoi.
Kjo marrëveshje nuk përfshin stoqet tek firma kineze Alibaba.
Çmimi është shumë më poshtë se 44 miliardë që ka ofruar Microsoft për Yahoo në vitin 2008.
Verizon ka deklaruar që marrëveshja me Yahoo, e cila ka më shumë se një bilion përdorues aktiv në muaj, do ta shndërroj atë në një komani mediale globale.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.