Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në pikën hyrëse në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
Sipas raportit 24-orësh, Policia ka kontrolluar automjetin me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte i dyshuari, dhe ka konfiskuar rreth 3.90 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuana, transmeton Klankosova.tv.
“Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.