Nga vërshimet e ditëve të fundit, pësuan shumë fermerë nga Rahoveci e Gjakova, meqë u dëmtuan tokat nga uji.
E si faktor kryesor për këtë po llogaritet mihja e jashtëligjshme e zhavorrit nga operatorët e pandërgjegjshëm në pellgun e lumit “Drini i Bardhë”.
Degradimet e dukshme sikur këto në disa vende përgjatë shtratit të lumit, ndikojnë negativisht edhe për mjedis.
Se nxjerrja e zhavorit ndikon në përmbytje e thonë edhe Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale. Lufta ndaj kësaj dukurie u intensifikua në tre muajt e fundit, ku u sekuestruan makineritë e 10 kompanive.
https://www.youtube.com/watch?v=VUd7YNJ4VJI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.