Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se gjendja është e rënduar në disa vendbanime të kësaj komune ku janë shkaktuar vërshime.
Ramosaj, iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ka njoftuar se ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha.
“Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur të gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, ka shkruar Ramosaj.
https://klankosova.tv/ura-ne-vranoc-te-vogel-te-decanit-e-pakalueshme-flasin-nga-komuna-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.