Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që përveç të enjtes, mësimi të mos mbahet as të premten.
Kjo si pasojë e rrezikut për vazhdimin e vërshimeve të cilat shkaktuan dëme edhe në disa institucione arsimore.
Përveç kësaj, disa prej shkollave janë përcaktuar për t’i lënë në gatishmëri në rast se ka nevojë të evakuohen qytetarët.
Në këtë komunë, dëme pësuan edhe ekonomitë familjare e bizneset, derisa nga e mërkura komuna morri vendim për ngritje të gatishmërisë emergjente, derisa komisioni përkatës do të bëjë edhe vlerësimin e dëmeve. /Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=nWdgz64QVW4
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.