Komuna e Pejës gjatë të enjtes është përballur me një mori dëmesh si pasojë e reshjeve të shiut.
Kjo është vërejtur veçanërisht në disa fshatra ku banorët ankohen për dëme edhe në ekonomitë familjare, meqë uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive.
Ata u ankuan se nuk ka intervenuar komuna për të zgjidhur telashet që nisën tash e tri ditë.
Megjithatë, komunarët deklarojnë se gjatë gjithë ditës kanë qëndruar në terren për ta verifikuar situatën.
Qytetarët u këshilluan t'i raportojnë dëmet për të cilat do bëhet një raport që do t'i dërgohet edhe qeverisë për të kërkuar ndihmë.
https://www.youtube.com/watch?v=Xnl8ftiZ5hM
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.