Skenderaj u përmbyt nga vërshimet të enjten.
Lumi Klina doli nga shtrati dhe u “zhvendos” në rrugën “Osman Geci”, në mes të qytetit.
Uji i furishëm hyri edhe brenda shtëpive të kësaj lagjeje dhe fshatrave. Andaj, evakuimi i familjeve ishte parësor për ekipet e zjarrfikësve.
Lumi nuk e kurseu as shkollën “Ahmet Delia”. Nxënësit që mësuan paradite u larguan derisa ata të pasdites nuk erdhën fare. Në fakt mësimi u pezullua për dy ditë pasi që komuna shpalli gjendje të jashtëzakonshme.
Pas shiut që nuk u ndal as edhe për një moment gjatë së martës, u shemb edhe dheu në rrugën Skenderaj-Pejë, për çka u bllokua njëra korsi e rrugës.
https://www.youtube.com/watch?v=k-UUzE8yKC4
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.