Max Verstappen mundi Leëis Hamilton në pole position në Grand Prix të Holandës me vetëm 0.038 sekonda, duke e fituar vendin e parë për garën e së dielës.
Piloti i Red Bull ishte shfaqur në kontroll gjatë të gjitha kualifikimeve, por Hamilton u përmirësua në xhiron e tij të fundit për t’u mundur me diferencën më të ngushtë, raporton BBC.
Mercedes i dytë i Valtteri Bottas ishte i treti në pole postition, përpara Alpha Tauri të Pierre Gasly dhe Ferraris.
Sergio Perez i Red Bull u eliminua në seancën e parë dhe është i 16-ti në renditje, përcjell Klankosova.tv.
Verstappen vendosi standardin në xhiron e parë të kualifikimit përfundimtar kur mundi Bottas me 0.299 sekonda, një diferencë domethënëse rreth një prej xhirove më të shkurtra në kalendar.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.