Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar sot me Jean Todt, kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilzmit dhe i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për siguri në trafik.
Në takim, kreu i Kuvendit e falënderoi mysafirin për mbështetjen e tij personale për anëtarësimin e Kosovës në Federatën ndërkombëtare të automobilizmit, si një e arritur tjetër në vazhdën e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare.
Temë qendrore e takimit ishte çështja e sigurisë në rrugë, si synim global dhe me këtë rast Todt theksoi rëndësinë e sigurisë posaçërisht në shndërrimin e Kosovës në model rajonal në këtë fushë të rëndësishme.
Numri një i Kuvendit, gjithashtu e siguroi kreun e federatës ndërkombëtare të automobilizmit për mbështetjen e parezervë dhe angazhimin e tij personal që çështja e sigurisë në rrugë të merr vëmendjen e duhur institucionale dhe shoqërore, në mënyrë që siguria e qytetarëve të jetë sa më e plotë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.