Gratë e Mitrovicës pritën në takim të vetmen grua kandidate për kryetare të kësaj komune.
Veç Valdete Idrizi në takim me to erdhi edhe i pari i PDK-së, Kadri Veseli.
Ky i fundit tha se nga kandidatja e PDK-së duhet marrë shembull shumë gra e të mos ngurrojnë të marrin përgjegjësi, njofton Klan Kosova.
Madje Veseli edhe ju garantoi pjesëmarrësve se Valdete Idrizi do të jetë kryetarja më e mirë në historinë e këtij qyteti nëse ajo merr besimin e qytetarëve me 22 tetor.
E vet kandidatja shtoi se me marrjen e postit do tu jep përkrahje të madhe gratë që punojnë e që posedojnë biznese.
Kronikë e zgjeruar nga Halil Berisha
https://www.youtube.com/watch?v=2JbWhBXM26A&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.