Ka filluar java e inovacionit “Think Future – Prizren” me qëllim promovimin e “Programit për Financimin e Organizatave Joqeveritare” dhe “Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”.
Të pranishëm këtu janë Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeminstri Enver Hoxhaj dhe Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj.
“Dinamika e zhvillimit që po ndodh në botën tonë, po bartet përmes dinamikës së teknologjisë së informacionit, hapësirat gjeografike apo distancat janë bëtë jo të parëndësishme falë teknologjikë. Avantazhi i rinisë të shfrytëzohet në maksimum. Do t’i ofrojmë të gjitha resurset për të rinjtë”, ka thënë Veseli.
“Vitin e ardhshëm do të dyfishohen këto financime. Prizreni në të ardhmen do të jetë një universitet i inovacionit”.
Ndërkaq, Besim Beqaj, Ministër i Inovacionit, ka thënë se revolucioni ekonomik po zhvillohet shpejt, dhe futja e sistemeve të tjera në ekonomi po zhvillon fuqishëm inovacionin.
“I vetmi sektor që ka sukses në botë është inovacioni. Krejt çka do të bëjmë ne është financimi dhe përkrahja”, ka shtuar Beqaj, duke thënë se ekonomia inovative po rritet për 10 herë brenda vitit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.