Kryeparlamentari Kadri Veseli, sot ka vënë gurthemelin e shkollës së re “Ismet Rraci” në Klinë.
Me këtë rast ai ka thënë se investimi në edukim është interes nacional i shtetit tonë të ri.
Sipas Veselit, investimi në infrastrukturën fizike është i domosdoshëm, por ajo që Kosovës i duhet urgjentisht është edhe investimi në cilësinë e edukimit, të cilin e marrin fëmijët dhe të rinjtë tanë.
“Shkolla që sot po përurojmë, mbanë emrin e një burri të nderuar të Klinës, një aktivisti të palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, emrin ish-kryetarit të komunës së Klinës”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.
Kreu i Kuvendit ka thënë se raportet e fundit ndërkombëtare flasin për një gjendje jo të kënaqshme në këtë fushë.
“E kam fjalën për studimin e organizatës ndërkombëtare ‘PISA’, e cila na radhitë shumë poshtë në matjen e nivelit të shkathtësive dhe diturive që fitojnë sot fëmijët në shkollat tona. Këtë gjendje nuk mund ta tolerojmë. Nuk mund të ketë më justifikime për mosveprim në reformimin e sistemit edukativ në Kosovë”, është shprehur Veseli.
Veseli ka thënë se Kosova ka mundësi dhe kapacitete për të ndryshuar gjendjen. Investimi në edukim, ka shtuar Veseli, është investim në të ardhmen e shtetit, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.