Ne shpesh mbajmë në duar çadra të cilat shpesh i humbim, na prishen për shkak të erërave të forta, dhe nuk na kryejnë punë.
Si pasojë e stuhive të shumta në Britani, tani kanë filluar të prodhohen çadrat në formë të xhaketës e cila është shumë atraktive, kostoja e së cilës është rreth 11 funte (13 euro).
Këto veshje prodhohen nga kompania Blue Crate, që përmban një kapuç të papërshkueshëm nga uji dhe një mburojë të madhe në shpatulla, për mbrojtje nga shiu.
Ju thjesht vendoseni atë mbi kokën tuaj dhe nuk keni asgjë për të mbajtur në të. E vetmja pengesë është që ju do të dukeni disi qesharak.
Kjo është ideale për të lexuar librin tuaj ose për të parë telefonin tuaj gjatë kohës që jeni në lëvizje.
Për klientët që porosisin janë 3 madhësi që janë në dispozicion : e vogel, mesatare, dhe e madhe, është vlerësuar me katër yje e gjysmë në faqen e internetit - sipas më shumë se 2,000 porosive.

h
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.