Zyrtarët doganorë kanë zbuluar një tentim kontrabande me tekstil mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të një automjeti, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, transmeton Klankosova.tv.
Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.