Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skenderajt, ka shënuar një rekord të ri në librin e rekordeve botërore Guinness, me flamurin gjigant të Kosovës të punuar nga letra, apo siç njihet, stili origami.
E ftuar në programin e mëngjesit në Klan Kosova, Fejza Idrizi ka treguar se cilat ishin vështirësitë që hasi gjatë punës.
“Ka qenë një punim jashtëzakonisht i vështirë meqenëse në rregullat e rekordit botëror kam pasur të drejt ta përdori ngjitësin, atëherë unë kam dashur ta sfidoj fetën dhe ta realizoj të tërin pa ngjitës”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.