Një 48 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit.
Dyshohet se viktima ishte rrokullisur me motoçikletë në oborrin e shtëpisë së tij.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv. ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë“, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.
Për ngjarjen tragjike më herët ka raportuar edhe Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/vetaksident-me-fatalitet-ne-shale-te-drenasit/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.