Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka rënë dukshëm ditëve të fundit.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm pesë raste pozitive me koronavirus nga 1 mijë e 493 teste, ndërkaq janë shëruar 94 persona.
Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve aktive që po trajtohen si pasojë e infektimit me këtë virus është 345.
Vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 1 mijë e 117 persona.
Deri më tani me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 99 mijë e 394 persona.
Kurse, dozën e dytë e kanë marrë 9 mijë e 640 persona.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.