Në prill të vitit 1977, Muhammad Ali, ishte 35 vjeçar dhe i kishin mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje deri në fund të karrierës.
Ai u ndesh edhe me 19 vjeçarin premtues Michael Dokes në një meç me karakter jo garues.
Dokes kishte thënë fjalë të mëdha për veten para ndeshjes, njofon Klan Kosova.
“Duart e mia janë aq të shpejta sa që kur godas kamera nuk mund t’i regjistrojë. I kam thënë Muhammad Ali-së, ‘do të rrëzojë o plakush, ndaj më mirë ik sa ke kohë’”.
Dokes nuk po gënjente, duart e tij ishin çmendurisht të shpejta.
Por më i shpejtë ishte Ali.
https://www.youtube.com/watch?v=uSFQrPzSAnE
Ai gjatë tërë kohës kishte bërë shaka me Dokes-in në atë ndeshje.
Në një pikë e kishte bllokuar atë komplet dhe i fliste turmës.
“Shikoni se si luaj me këtë njeri, ja si po luaj. Veç po luaj”.
Kjo është ndeshja, apo më mirë thënë shou i Ali-së kundër Dokes-it.
https://www.youtube.com/watch?v=NeUC-SsQeow
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.