Një vetëplagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Tiranë.
Policia shqiptare tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, dhe është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, transmeton klankosova.tv.
Ai ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.