Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një konferencë për media kanë dhënë detaje për protestën që mbahet nesë në përkrahje të të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, kryetari I OVL të UÇK-së, Hysni Gucati tha se nesër do të organizohet një protestë për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe në mbrojtje të gjeneralit, transmeton Klan Kosova.
Gucati njëherit ka theksuar se i ka bërë ftesë të gjitha partive politike që të marrin pjesë protestën e cila nis në orën 13:00 në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.