Ish ushtari amerikan, Richard Ojeda, ka zgjedhur Ditën e Veteranëve për ta bërë publike kandidimin e tij për President të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020.
Veterani Ojeda ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të kadiduar si President në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, shkruan krmg.com, transmeton Klan Kosova.
Përkundër faktit se gjatë zgjedhjeve të këtij muaji, ai nuk ia doli që të bëhet pjesë e Kongresit në SHBA, pasi që një konkurent nga Partia Republikane i zuri vendin atij, kjo nuk ia shuajti shpresat veteranit.
Ojeda është i njohur për tatuazhet e tij dhe për fjalimet me përmbajtje populiste. Ai njihet edhe si përkrahës i iniciativës për ta legalizuar marihuanën për çështje mjekësore.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.