Veterinerja Fjolla Neziri ka thënë që preferohet që kafshët të merren në shtëpi sa janë në moshë më të vogël.
“Mirë është që sa më herët të merret kafsha në mënyrë që të mësohet me familjen e re dhe ambientin e ri. Preferohet që deri në moshën dymuajshe (rreth 8 javë) të mos ndahen nga nëna e tyre, pasi deri në atë moshë ata ushqehen me qumështin e nënës - kjo pasi nëna ia mëson sjelljet elementare dhe normale të kafshëve”.
“Para se të merret kafsha duhet të merret parasysh ambienti se ku jetoni. A keni shtëpi, banesë apo kushte që t’i ofroni kafshës në varësi prej racës. Racat e vogla nuk e kanë problem të jetojnë edhe në banesa e në ambiente familjare, por racat e mëdha p.sh. Malinois që është qen shumë energjik i nevojitet hapësirë shumë më e madhe dhe nuk mund të mbahet brenda në ambiente të ngushta”.
Neziri në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova ka treguar se kur preferohet që të vaksinohen kafshët.
”Duhet të kihet parasysh që duhet t'iu ofrojmë kujdes. Vaksinimi preferohet që të bëhet në moshën 42 ditore, por tashmë mund të bëhet vaksinimi edhe në moshën 30 ditore”.
https://www.youtube.com/watch?v=vtEjXKjvg8w
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.