Lëvizja Vetëvendosje konsideron se vendimi i sotëm Gjykatës Kushtetuese rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së Hashim Thaçit, President të vendit është absurd, kontradiktor dhe i pabazë.
Sipas Vetëvendosjes, gjykata po të ishte marrë me trajtimin e substancës, pashmangshëm nuk do të mund ta shpallte si të ligjshme zgjedhjen e Thaçit në postin e të parit të vendit.
" Kur rastet që dërgohen në Gjykatë Kushtetuese janë të ndjeshme politikisht, dhe kur prekin personat e pushtetshëm në Kosovë, Gjykata po i shpallë si “qartazi të pabazuara”, për shkak se nuk ka guxim t’i trajtojë argumentet që paraqiten në to" thuhet në një kumtesë të kësaj lëvizjeje.
Vetëvendosje thekson, përmes këtij aktvendimi, Gjykata Kushtetuese ra në kundërshtim me vendimin e vetë paraprak, për rastin Pacolli.
"Kjo na tregon se Gjykata Kushtetuese nuk e ka për bazë drejtësinë, por interesin e politikanëve në pushtet, dhe vendimet që merr domosdo ju shkojnë për shtati atyre".
"Aktvendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është absurd, kontradiktor dhe i pabazë. Gjykata me këtë rast po dëshiron të i ikë përgjegjësisë që ka, duke mos guxuar ta trajtojë lëndën" thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj lëvizjeje, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.